Lajme

Inteligjenca ukrainase arreston “kumbarin” e vajzës së Putin-it


Një operacion special u krye nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës, i cili përfundoi me ndalimin e deputetit ukrainas Viktor Medvedchuk.

SBU-ja e njoftoi lajmin në kanalin e tyre “Telegram”.

“Mund të jesh një politikan pro-rus dhe të punosh për shtetin agresor me vite. Ju mund të jeni një i arratisur kohët e fundit. Mund të vishni edhe një uniformë ushtarake ukrainase për t’u maskuar… Por a do t’ju ndihmojë të largoheni nga ndëshkimi? Në asnjë mënyrë! Ju presin prangat. Dhe të njëjtët tradhtarë të Ukrainës si ju!”, shkruan Shërbimi.

Forcat e sigurisë siguruan se askush nuk mund t’i fshihej drejtësisë.

“Falënderoj të gjithë punonjësit e SBU-së, në veçanti oficerët e kundërzbulimit dhe hetuesit, të cilët, duke ndjekur udhëzimet e Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, dëshmuan profesionalizmin e tyre dhe kryen këtë operacion special të shpejtë dhe të rrezikshëm në shumë nivele për të arrestuar deputetin”, deklaroi kreu i SBU-së, Ivan Bakanov.

Zëdhënësi i presidentit rus Dmitry Peskov reagoi fill pas lajmit për ndalimin e Medvedchuk-ut.

“Nuk mund të them se sa e vërtetë është kjo, po krijohen shumë falsifikime”, theksoi Peskov.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore