Sport

Il Messaggero zbulon të ardhmen e Ronaldo-s


Gazeta italiane Il Messaggero ka zbuluar një detaj interesant përsa i përketë të ardhmes së Cristiano Ronaldo-s në Torino. Sipas saj, ylli portugez u ka thënë shokëve të ekipit se do të largohet nga bardhezinjtë.

36-vjeçari mbërriti në Torino në vitin 2018 nga Real Madrid-i, për shifrën e 100 milionë eurove.

Por, siç duket ky ishte sezoni i fundit i Ronaldo-s me fanellën e Juventus-it. Në total, me Zonjën e Vjetër ai është paraqitur në 133 ndeshje, nga ku ka arritur të shënojë 101 gola dhe të dhuroi 22 asiste.

Ronaldo ka fituar me bardhezinjtë një trofe të Serisë A, dy Kupa dhe dy Superkupa të Italisë.

Destinacionet e mundshme të portugezit janë Manchester United-i, PSG-ja dhe Sporting-u i Lisbonës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore