Futboll

Ibra: Një ditë pa Milan-in, është si një ditë pa fëmijët e mi


Zlatan Ibrahimovic është gati të rinovojë kontratën e tij edhe për sezonin e ardhshëm te Milan-i. Siç thotë ai “një ditë pa Milan-in, është si një ditë pa fëmijët e mi”.

Ibra, njëlloj si nofka e tij e dikurshme (Ibra-Kadabra) me referencë të drejtpërdrejtë mrekullive prej magjistari që arrinte të bënte me topin dhe që, ende e ndjek edhe pse më rrallë, duket se ka prezencë talismanike për trajnerin Stefano Pioli që prej janar 2020 kur u transferua përsëri te Milan.

Lojtari kryesor i Kombëtares suedeze, i cili ishte i dëmtuar ndaj humbi ndeshjen e Milan-it me Verona-n, është shprehur se është në hije të mundësisë së rinovimit të kontratës nga klubi kuqeiz, por, sa për vetë Ibra-n, ai e dëshiron shumë diçka të tillë, madje e mirëpret një ofertë të tillë.

I ftuar në emisionin “Che Tempo Che Fa” të televizionit Rai Play, Ibra nuk flet për emocionet që i ngjall Milan-i:

“Nuk e di, por nëse Paolo Maldini do të më dojë në ekip, unë jam gati”, thotë Ibra.

“Doja shumë të isha në lojën kundër Verona-s. Nga brenda ndjej shumë, megjithëse tregoj pak, e ke parasysh? Plus, më ka marrë malli për ekipin”.

“Një ditë pa Milan-in është si një ditë pa fëmijët e mi”.

Megjithëse dëmtimet të kombinuara me kartonët e verdhë dhe të kuq, e kanë penguar të ketë vazhdimësi në fushën e blertë, Ibra ka shënuar 16 gola në 21 ndeshje.

Për më tepër, 39-vjeçari suedez ka ndihmuar Milan-in me dy asiste të kapë vendin e dytë të renditjes në Serie A dhe vendin e 16 të Ligës Evropiane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore