Sport

“I vetëm në aeroport”: Djokoviç, mollë sherri mes Australisë dhe Serbisë


Tenisti numër një i botës, Novak Djokoviç, iu anulua viza për të hyrë në Australi, me të mbërritur në Melburn.

Kujtojmë që sportisti serb është person i deklaruar anti-vaksinë dhe kishte përfituar një leje të posaçme për turneun “Australian Open”.

Djokoviç u mbajt në aeroport për disa orë përpara se zyrtarët australianë të njoftonin se ai nuk kishte përmbushur rregullat e hyrjes.

Gjykata ka rënë dakord të shtyjë dëbimin e tij deri të hënën 10 e janarit.

Organizatorët e turneut thanë se përjashtimi mjekësor i Djokoviç-it ishte dhënë nga dy panele të pavarura mjekësore.

Vendimi zemëroi shumë australianë ku mbi 90% e atyre mbi 16 vjeç janë plotësisht të vaksinuar.

Ata po përballen gjithashtu me disa nga kufizimet më të rrepta në botë.

Përplasje diplomatike

Të mërkurën e 5 janarit, zyrtarët e kufirit thanë se Djokoviç “dështoi të sigurojë provat e duhura” për hyrjen pas mbërritjes nga Dubai.

Tenisti serb po qëndron në një hotel në periferi të Melburn-it.

Ky i fundit përdoret për paraburgimin e imigracionit.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, mohoi se Djokoviç po veçohej dhe tha se askush nuk ishte mbi rregullat e vendit.

Por ai shtoi se qëndrimi i Djokoviç për vaksinimin kishte tërhequr vëmendjen.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison

Morrison tha se kontraktimi i COVID-19 në gjashtë muajt e fundit nuk ishte ndër kriteret federale.

Saga bëri që presidenti serb Aleksandër Vuçiç të thoshte se Djokoviç ishte viktimë e “ngacmimit” dhe se “e gjithë Serbia” e mbështet atë.

Morrison mohoi se anulimi i vizës ishte për shkak të “ndonjë pozicioni të veçantë në lidhje me Serbinë”.

Kreu i qeverisë australiane e përshkroi shtetin ballkanas si “një mik të mirë të Australisë”.

Babai i lojtarit, Srdjan Djokoviç, u shpreh se “kjo nuk është vetëm një luftë për Novak-un, por një luftë për të gjithë botën”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore