Sport

Humbja me Tiranën, Shkëmbi: Vuajtëm shumë, mund të shënonin dhe një gol


Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi, ka folur për “Supersport” pas takimit të humbur me Tiranën, në shifrat 4-0.

Korçari ka pranuar humbjen dhe i ka dhënë meritat kundërshtarit, teksa ka theksuar se në janar do të bëjnë ndërhyrje në merkato.

“Mendoj që ndryshoi përqendrimi por edhe gjendja fizike, vuajtëm shumë. Duke e ditur këtë javë, duke qenë afër lojtarëve, shumë kishin probleme fizike, disa i kemi të dëmtuar dhe nuk i kishim dhe mendoj se kjo ishte arsyeja kryesore, pa hequr përgjegjësi të tjera”, tha tekniku 41-vjeçar.

“Por patjetër na vë vështirësi, te krahët, te Xhixha, të goli i parë, aty ku kemi punuar dy ditë e menduam që kundërshtari i ka pikat e forta. Në momentin që nuk je i përqendruar 100% janë gjëra që mund të ndodhin si këto”.

“Mendoj se nuk ishte mungesa e Sofranac, por disa lojtarë. Ishte mungesa e Haxhiut, Siljanovski e Isaevski kanë probleme, e dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë. Por në asnjë mënyrë e tillë dhe e dorëzuar deri në fund të ndeshjes”.

“Zgjedhjet nuk i bëjmë nga dëshira apo se ne kemi menduar më mirë kështu taktikisht, ishim të detyruar, sidomos sot”.

“Shumë, shumë të detyruar. Por do të shohim në janar, ndeshjet janë këtu, i shohim të gjithë dhe patjetër që nëse do të vazhdojmë me këto përformanca do të shohim, jo vetëm në një pozicion, por në disa”.

“Duke mos i hequr asnjë meritë Tiranës, mendoj se nuk ka shumë diferenca, por sot në fushë patëm. Tirana dominoi gjithë lojën në çdo moment, na vuri në vështirësi dhe deri në minutën e fundit mund të shënonte ndoshta ndonjë gol me shumë”.

“Ne ishim hija e vetvetes dhe për ata që nuk e shohin ndeshjen, të bën të mendohesh shumë”, përfundoi Shkëmbi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore