Lajme

Hoxhaj: Në Veri s’ka vakum institucional, por humnerë politike


Enver Hoxhaj

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “po merrte në pyetje” nga deputetët, ka deklaruar se ai deri më tani nuk ka parë një politik të qartë të Qeverisë në raport me situatën në Veri të Kosovës.

Situata në Veri të vendit sipas deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, është në pikën më të ulët të politikës në Kosovë në 20 vitet e fundit.

“Qeveria nuk ka politik se si të riintegrohet Veriu në institucionet e Kosovës. Nuk është vetëm vakum institucional është humnerë politike ku komunat Kosovës janë pa kryetarë asambletë parlamentar janë pa këshilltarë ku stacionet e policisë janë pa polic ku institucionet e drejtësisë janë pa prokurorë e gjykatës dhe kjo është situatë reale”, ka thënë Hoxhaj nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij data 5 nëntor, dita kur Lista Serbe vendosi t’i braktisë institucionet qendrore të Kosovës, e serbët Policinë, Gjyqësorin, Prokurorinë, Doganën, ka qenë ora më e keqe e historisë moderne të shtetit të Kosovës.

“Çka kemi ndërtuar nga viti 2008 është shembur në atë datë”, ka shtuar ai.

Në leximin e tij të situatës aktualisht nuk ka as institucione shtetërore as proces politik për t’i krijuar ato e për t’i integruar serbët në këto institucione.

“Situata në Veri ka qenë gjithmonë komplekse, por pas 5 nëntorit është një kolaps i plotë shtetëror dhe nuk është mirë kryeministri në fjalën e tij me na tregu sa paragraf komunikata e BE-së, por me na tregu se pse janë tërheq 3 mijë zyrtar shtetërorë, a janë 3 mijë, 2 mijë, 4 mijë, mendoj që për neve është më e rëndësishme kjo sesa numri i fjalëve në komunikatë të Borrellit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore