Lajme

Hoti për sulmin ndaj ish-kryeministrit japonez: Lus zotin që ai të mbijetojë


Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosvës, Avdullah Hoti, pas sulmit ndaj ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

Hoti është shprehur i pikëlluar me këtë ngjarje.

“Ndjej keqardhje për sulmin ndaj ish Kryeministrit të Japonisë  dhe mikut të Kosovës, Shinzo Abe. Lus zotin që ai t’i mbijetojë këtij sulmi, të shërohet dhe t’i kthehet familjes dhe aktiviteteve të tij”, ka shkruar Hoti.

Ndërkaq, ka theksuar se Kosova është mirënjohëse ndaj Japonisë për mbështetjen në fazat më të rëndësishme të konsolidimit të shtetësisë në arenën ndërkombëtare.

“Qeverisja e tij ka qenë e jashtëzakonshme, e pranuar ndërkombëtarisht, si për Japoninë ashtu edhe në aspektin global”.

Lokacioni ku u qëllua me armë zjarri ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe.

“Kosova i është mirënjohëse përherë atij dhe Japonisë për mbështetjen në fazat më të rëndësishme të konsolidimit të shtetësisë në arenën ndërkombëtare, për mbështetjen në rindërtimin e Kosovës pas luftës dhe në financimin e shumë projekteve zhvillimore, si në nivel qendror ashtu edhe në nivel lokal”.

Me 8 korrik, ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, është qëlluar me armë zjarri në qytetin Nara gjatë një takimi elektoral.

Abe u qëllua dy herë, me të shtënën e dytë që e goditi atë në shpinë, duke bërë që ai të shembet në tokë.

Raportet e para thonë se sulmuesi i tij është arrestuar në moment.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore