Lajme

Historike/ Korriku, muaji më i nxehtë i regjistruar nga NOAA


Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) në Shtetet e Bahskuara, ka deklaruar se muaji korrik është më i nxehti në 142 vite.

Globi kishte një temperaturë mesatare prej 16.73 gradë Celsius muajin e kaluar. Ky regjistrim thyen rekordin e mëparshëm të vendosur në korrik të vitit 2016 dhe që u barazua më vonë në vitet 2019-2020.

Shtatë muajt e fundit të korrikut, nga viti 2015 deri në vitin 2021, kanë qenë më të nxehtit të regjistruar, tha klimatologia e NOAA-s Ahira Sanchez-Lugo.

Muaji i kaluar ishte 0.93 gradë Celsius më i ngrohtë se mesatarja e shekullit të 20-të për këtë muaj.

“Në këtë rast vendi i parë është vendi që duhet t’i largohesh”, tha administratori i NOAA-s, Rick Spinrad në një deklaratë për shtyp.

Sipas Spinrad, ky rekord i ri shton shqetësimet në lidhje me ndryshimet klimatike në botë.

“Ky është ndryshim klimatik”, tha shkencëtari i klimës në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë, Michael Mann.

Në fillim të kësaj jave, një panel prestigjioz shkencor i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi përkeqësimin e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga djegia e qymyrit, naftës dhe gazit natyror dhe aktiviteteve të tjera njerëzore.

Ngrohja e tokës në Amerikën Veriore-perëndimore dhe në disa pjesë të Evropës dhe Azisë me të vërtetë nxiti këtë rekord historik nxehtësie, tha Sanchez-Lugo.

Edhe pse me një korrik përvëlues, ky vit renditet i gjashti për nxehtësi vjetore.

Kjo vjen kryesisht për shkak se viti 2021 filloi më i ftohtë se vitet e fundit për shkak të ftohjes “La Nina” të Paqësorit qendror që shpesh zvogëlon mesataren e temperaturës globale, tha Sanchez-Lugo.

Ndërsa bota vendosi një rekord në korrik, Shtetet e Bashkuara vetëm barazuan për 13 korrikun e tij më të nxehtë në rekord. Edhe pse Kalifornia, Nevada, Oregon dhe Uashingtoni kishin korrikun e tyre më të nxehtë, pak më të ftohtë se muajt normal në Teksas, Oklahoma, Kansas, Arkansas, Missouri, Alabama, Maine, Vermont dhe New Hampshire e mbajtën kombin nga afrimi i niveleve rekord të nxehtësisë.

Herën e fundit që globi kishte një temperaturë më të ftohtë në korrik sesa mesatarja e shekullit të 20 -të ishte në 1976, i cili ishte gjithashtu viti i fundit që globi ishte më i ftohtë se ai normal.

Marrë dhe përshtatur nga Associated Press për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore