Sport

Hector Bellerin, me një mesazh të fortë sensibilizues


Rasti i Sarah Everard, që u zhduk më 3 mars dhe trupin e të cilës e gjetën në një pyll të mërkurën, ka prekur të gjithë botën.

Dyshohet që pasi e rrëmbyen, Sarah u përdhunua e më pas e vranë nga një oficer policie i zonës.

Polici po mbahet në arrest si i dyshuari kryesor për këtë ngjarje.

Janë të shumtë, ata që janë prekur nga vdekja e Sarah-s. Edhe futbollisti i Arsenal-it, Hector Bellerin, i prekur ka folur për këtë ngjarje.

Përmes një postimi në Instagram, Bellerin ka dërguar një mesazh të fortë tek të gjithë ndjekësit e tij, por edhe më gjerë.

Bellerin shkruante:

“Nuk ka shumë kohë që kam mësuar se çfarë mendime dhe frike kalon në kokën e grave sa herë që ato janë të vetmuara në hapësira publike. Nuk e dija gravitetin e këtij problemi, derisa isha vetë në lidhje”.

“Çfarë më goditi më shumë, është fakt që këto mjete mbrojtëse ishin normale, të ngulitura në të dhe në sjelljen e saj. Ishte diçka që nuk mund ta logjikoja”.

“Kjo nuk është diçka që gratë duhet të ndryshojnë ose të përshtaten me të. Kjo është diçka për meshkujt që të vetëdijesohen dhe të punojnë për ta përmirësuar”.

“Duhet t’i edukojmë miqtë tanë meshkuj, fëmijët tanë, familjet tona. Duhet t’i dëgjojmë gratë”.

“Duhet të ndryshojmë sjelljen tonë dhe t’i bëjmë të ndihen më mirë, edhe kur ne e dimë që nuk jemi një rrezik”.

“Nuk është për ne, është për ato”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore