Sport

Hazard deklarohet rreth të ardhmes së tij te Real-i


Eden Hazard nuk po dëshiron të largohet nga klubi i Real Madrid-it, pavarësisht se ai nuk po kalon momente aspak të mira aty.

Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle “AS”, Hazard e ka ndërmend që ta respektojë deri në fund kontratën me madrilenët, e cila i skadon në qershor të vitit 2024.

Që nga ardhja e tij në Madrid, belgu nuk arriti kurrë të shfaqte formën që kishte te Chelsea, andaj thuhet se drejtuesit e Real-it e kanë humbur durimin, që nuk dëshirojnë ta mbajnë atë në klub.

Mirëpo siç duket 30 vjeçari nuk e ka ndërmend të largohet aty, pavarësisht se ai ka fare pak minuta në fushë.

Hazard u transferua nga Londra në verën e vitit 2019 për një shumë prej 115 milionë euro, por që nga ajo kohë, ai më shumë ka qëndruar jashtë fushave sesa ka bërë ndonjë gjë për klubin.

Deri më tani, Hazard ka luajtur vetëm 56 ndeshje (shumicën si rezervist) me fanellën e Real-it, prej të cilave ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar nëntë asistime.

Ai u inkuadrua që nga minuta e parë, në ndeshjen e fundit të Real-it ndaj Cadiz-it, e cila u mbyll pa gola, por as në atë takim belgu nuk arriti të lërë gjurmë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore