Lajme

Haradinaj: Momenti i duhur që BE-ja t’ia dorëzojë Bidenit portofolion për marrëveshje finale në dialog


Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Bruksel ka kërkuar që dialogu të mos kthehet aty ku ka qenë.

“Dialogu i deritashëm nuk guxon të zbehet e të rikthehemi prapë të flasim për të njëjtat tema”.

Për këtë arsyeje ai përmes një shkrimi në ‘Facebook’ i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të angazhohet më shumë për marrëveshjen finale.

“Duke i shprehur mirënjohje Bashkimit Evropian për lehtësimin e dialogut, është momenti i duhur që BE ta dorëzojë portfolion te Presidenti Biden, për marrëveshjen finale për njohje reciproke Kosovë – Serbi”, ka shkruar Haradinaj.

Takimi trepalësh në Bruksel.

Sipas tij, “Amerika kësaj here i dha shtytje procesit të udhëhequr nga BE dhe ndihmoi dhe e riktheu normalitetin në raportet Kosovë-Serbi”.

Ndërsa, ka theksuar se duhet të zbatohen ligjet në përputhje me Kushtetutën.

Janë dashur dy raunde takimesh trepalëshe (Kosovë, Serbi, BE) takime veç veç (Kryeministri Albin Kurti dhe Josep Borell e Miroslav Lajcak) dhe (Aleksandër Vuçiç, Josep Borell e Miroslav Lajçak), dhe pesë orë bisedime në një dhomë të Komisionit Evropian, por rezultati ka qenë, pajtimi për një tjetër takim, i cili, megjithatë nuk dihet se kur do të ndodhë.

Takimi i Kurtit me Vuçiç e ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian ishte i treti (përfshirë dhe atë jo formal në Berlin).

Por, palët, siç u kumtua nga Borell, nuk e arritën mesin as pas 300 minutash bisedë pasi pozicionet fillestare ishin skajshmërisht të kundërta.

5 orë bisedime, 1 deklaratë, asnjë marrëveshje

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore