Sport

Hakohet faqja zyrtare e Real Madrid


Mëngjesin e së martës, rreth orës 11:20, është hakuar uebsajti zyrtar i Real Madrid.

Kjo është bërë e ditur pasi hakeri kishte postuar një raport mjekësor mbi lëndimin e Rodrygo Goes.

Ndryshe nga herët tjera, ky raport ishte formuluar në mënyrë të ndryshme.

Kjo gjë shtyu zyrtarët e klubit që të dallonin se diçka nuk ishte në rrëgull me uebsajtin e klubit.

Raporti ishte fshirë menjëherë nga faqja.

Gazetarët e klubit madrilen menjëherë përgënjeshtruan edhe lajmin që Rodrygo është i lënduar, duke raportuar që gjithçka është në rregull.

Shumë i shqetësuar është shfaqur edhe babai i lojtarit, që menjëherë ka kontaktuar klubin për të parë se çfarë ka ndodhur.

Kjo është hera e parë që Real Madrid është pre e një hakimi, pasi kjo gjë kishte ndodhur në muajtë e fundit edhe në klubin katalunas të Barcelona-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore