Lajme

Google-i rikthen personelin në zyra


Sundar Pichai, shefi ekzekutiv i Google-it, u ka dërguar punonjësve një email duke i inkurajuar ata që pas lehtësimit të bllokimeve të rikthehen në punë nëpër zyra.

Agjencia e lajmeve, BBC, tregon se rihapjen e zyrave Google-i e ka nisur në muajin prill dhe tanimë ka paraqitur edhe detajet se si parashikohet java e re e punës hibride.

Pichai, në email-in e dërguar drejt punonjësve të kompanisë lartëson dukshëm përfitimet e punës në zyrë.

Por, ky vendim i kompanisë teknologjike për rikthim të punonjësve nëpër zyra shkon përkundër drejtimit që kanë marrë rivalët e saj.

Twitter-i ka deklaruar se punonjësit mund të punojnë “përgjithmonë” nga shtëpia, ndërsa Facebook-u ka thënë se punonjësit mund të vazhdojnë të bazohen te puna nga shtëpia.

Kur pandemia goditi vitin e kaluar, Google-i ishte ndër të parat kompani që ofroi punën nga shtëpia dhe se punonjësit mund të vazhdonin të punonin nga shtëpia deri në muajin shtator.

Stafi i kompanisë, më parë duhet të aplikonte zyrtarisht nëse dikush dëshironte të punonte nga një vend i largët (përveç shtëpisë së vet) për më shumë se dy javë kurse tani është shtuar në katër javë.

“Për më shumë se 20 vjet, punonjësit tanë kanë ardhur në zyra për të zgjidhur probleme interesante – në një kafene, rreth një tabele ose gjatë një loje volejbolli plazhi apo krikët”, shkruan Pichai në email për përfitimet e punës në zyrë.

Ai e ka përligjur vendimin e rikthimit duke përmendur se në vendet ku zyrat janë hapur deri më tani “gati 60 për qind e Googlers-ave zgjedhin të kthehen”.

Lidhur me funksionimin, parashikohej se 60 për qind e fuqisë punëtore do të jenë të vendosur në zyra, 20 për qind nëpër zyra të reja dhe një 20 për qindësh tjetër do të vazhdojë punën nga shtëpia.

Në secilin vend pune, për të llogaritur numrin e ditëve ekipet do të bashkohen në zyrë rreth tre ditë në javë dhe se do të punojnë për dy ditë “kudo ku u shkon më shumë”.

Pichai ka shtuar se për shkak të natyrës së punës, disa nga ekipet do të duhet të jenë në terren për më shumë se dy ditë në javë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore