Lajme

“Gjyshja killere” – Historia e gruas që helmoi 8 ushtarë rusë me tortë


Lufta në Ukrainë, është pak të thuhet se zhvillohet në shumë fronte dhe histori nga më të shumëllojshmet qarkullojnë gjatë gjithë kohës në media sociale mbi çfarë ndodh në çdo cep të vendeve në konflikt.

Një histori aspak e zakontë këtë herë, vjen mbi një grua, e cila është pagëzuar edhe si “gjyshja killer”, pasi me një tortë të vetme, ka arritur të heqë qafe tetë ushtarë rusë, të cilit ishin të uritur.

Miell, sheqer, një buzëqeshje dhe pak bar miu!

Kjo ishte receta “fituese” e gjyshes, e cila po trajtohet si heroinë në media sociale me historinë e saj, edhe pse fytyrën nuk ia njeh kush.

Sipas raportimeve nga shumë burime në Ukrainë sa i përket detajeve të ngjarjes, gruaja pa ushtarët, të cilët ishin duke patrulluar dhe hamendësoi se ata ishin të uritur.

Kështu, i ka ofruar atyre një tortë të sapo pjekur. Mirëpo, ajo çfarë gjendej brenda saj, ishte tërësisht fatale.

Dyshime të shumta janë ngritur se kjo mund të jetë edhe një anekdotë e krijuar nga lufta. Megjithatë, këtë anekdotë, e ka treguar një zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, në një kanal në Telegram.

Duke qenë se lajmet për mungesa të theksuara me furnizime ushqimore tek pala ruse kanë qarkulluar gjerësisht, gjyshja vendosi këtë metodë origjinale, për të zhdukur uzurpatorët nga vendi i saj.

Dhe nëse historia është realisht e vërtetë, ajo mund të përshkruhet ndoshta vetëm me një togfjalësh: Çuditërisht epike!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore