Shqipëria

Gjonaj vizitë zyrtare në Washington/ Në qendër të diskutimeve, reforma në drejtësi


Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka zhvilluar një takim me zëvendësndihmës Prokurorin e Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Bruce C. SWartz.

Takimi mbajtur më 4 qershor në Washington.

Sipas njoftimit të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, publikuar në median sociale Twitter, biseda kishte në qendër, “progresin dhe hapat e ardhshme në reformën e drejtësisë të mbështetur nga SHBA-të në Shqipëri”.

Bruce C. Swartz është një zëvendësndihmës Prokurori i Përgjithshëm dhe Këshilltari i Departamentit të Drejtësisë për Punët Ndërkombëtare si dhe anëtar i Shërbimit Ekzekutiv të Lartë të Qeverisë së SHBA-ve.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore