Film

Gjashtë gjëra interesante për filmin “8 Mile” të Eminem-it


Të gjithë, herët apo vonë, e kemi parë filmin ikonik 8 Mile, të reperit ikonik Eminem (Marshall Mathers). Filmi e tregon jetën e një reperi të ri, ballafaqimet me rrethana të rënda dhe aspirimin e tij për t’a bërë veten një artist në skenën e hip hop-it.

Filmi doli në vitin 2002, nën regjinë e tashmë të ndjerit Curtis Hanson, dhe rolin kryesor e luan vetë reperi Eminem.

Historia fillon qysh në vitin 1995, me jetën e një reperi të panjohur “Jimmy B-Rabbit”, që jeton në një shtëpi të vogël mobile në Michigan, dhe aspiron të bëhet reper i njohur.

Disa fakte interesante për realizim e këtij filmi:

1. Kur Eminemi arriti famë si reper, ai kishte lyer flokët në bjond, gjë që thoshte se e bënte për t’u tallur me veten për shkak se ishte i vetmi i bardhë një zonë dhe kulturë të dominuar nga zezakët, por kur filluan gjirimet e filmi, regjisori Curtis Hanson i tha t’i kthente prap në ngjyrën e tij e natyrale, në mënyrë që njerëzit mos t’a asoconin Jimmy B-Rabbit me Eminemin – edhe pse filmi ishte i bazuar në të.

2. Thuhet se regjistori Quentin Tarantino ishte shumë i interesuar që ta merrte filmin nën regjinë e tij, dhe po ashtu edhe Danny Boyle, regjisor ifilmit Trainspotting dhe atë të Steve Jobs-it, ishte i interesuar të merrte regjinë.

3. Shoku më i ngushtë i Jimmy B-Rabbit në film, Future, është në fakt e bazuar në ngjarje të vërtetë të mikut të tij Mc Proof, i cili u vra në një klub nate në 2006.

4. Michael Shannon, karrierën e tij si aktor e nisi në filmin 8 Mile, dhe që atëherë është aktor tejet i suksesshëm.

5. Mes të gjirimeve, Eminemi i shkroi të gjitha rap-battles, shumicën e kohës edhe nga 16 orë në ditë.

6. Eminemi u desh të humbasë 11 kilogramë për të filluar gjirimet e filmit.

Filmi fitoi Oscar për Këngën Origjinale më të Mirë në 2003, dhe Eminemi as që mori pjesë në ceremoni sepse ishte duke shikuar filma vizatimor me vajzën e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore