Jetesë & Stil

Gigi Hadid në qendër të vëmendjes dhe pas lindjes


Supermodelja-dhe nëna e foshnjës 11-muajshe Khai-Gigi Hadid mbylli shfaqjen e Moschino në javën e modës në New York.

Modelja u shfaq me një biberon.  Ishte debutimi i jashtëzakonshëm i shtëpisë italiane në NYFW dhe nga drejtori kreativ Jeremy Scott, i dashur për të gjithë.

Sfilata u mbajt në “Bryant”, ku kishte shumë të ftuar.

Tema ishte “fëmija”, ndaj të gjitha veshjet e modeleve ishin të dizenjuara në atë kontekst. Të tilla si: pantallona me figrua të ndryshme, gjirafa 3-D, arinjë.  Çantat ishin prej pelushi.

Megan Fox madje tregoi versionin e saj të ‘Blue Steele’,  u vesh gjithashtu me veshje që si teme kishin fëmijët.

Gigi Hadid, është cilësuar si mami më sexy, ndërsa në dorë mbante biberonin. Edhe modelja Irina Shayk shkëlqeu në sfilatë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore