Lajme

Gërvalla e shpalli si të dështuar, por Daçiç pretendon se lobimi serb për çnjohje po korr “sukses”


Ilustrim: Ivica Daçiç dhe Donika Gërvalla

Ideatori i fushatës për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës, Ivica Daçiç, së fundmi ka pretenduar se fal lobimit të suksesshëm të dikasterit të cilën ai tashmë drejton – Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë – Beogradi zyrtar ka arritur ta bind edhe një shtet që ta çnjoh pavarësinë e Kosovës.

Daçiç, sa ishte në pozitën e ministrit të punëve të jashtme, deri në vitin 2020, angazhimi i tij kryesor ishte lobimi te shtetet e ndryshme, zakonisht në Afrikë, që këta të fundit ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës. E ky avaz vazhdon edhe sot në vitin 2023 kur i njëjti drejton përsëri MPJ-në serbe.

Prandaj, shton kryedopilomati serb, se me shtetin në fjalë – emrin e të cilit nuk e ka bërë të ditur – i cili ka pranuar ta çnjohë pavarësinë e Kosovës, numri i vendeve të cilët kanë ndryshuar qëndrim në raport me shtetësinë e Kosovës ka shkuar në 10.

“Në sirtarin e Serbisë është edhe një shtet tjetër që ka tërhequr njohjen e Kosovës. Është vendi i 10 që ka vendosur ta ndryshoj vendimin e tij”, ka thënë Daçiç.

Megjithatë javë më parë të gjitha këto pretendime të kryediplomatit serb, i kishte “hedhur në ujë”, Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, gjersa po raportonte për punën e dikasterit të cilën e drejton në Komisionin për Punë të Jashtme.

Gërvalla, bëri të ditur se fushata e Serbisë në disa shtete specifike për ta çnjohur Kosovën, ka rezultuar e dështuar.

Ajo kishte pranuar se Serbia gjatë 12 muajve Serbia ka lobuar për t’i ndryshuar mendjen e disa shteteve të cilët e kanë njohur shtetësinë e Kosovës gjatë viteve.

“Ka pasur një fushatë të Serbisë për çnjohje, por nuk kemi asnjë informacion që kjo fushatë e çnjohjeve ka pasur rezultat ose sukses në ndonjërin nga shtetet. Përpjekjet kanë qenë të shumta duke filluar nga dhënia e armatimit, nga vaksinat nga produktet e ndryshme ushqimore, ndihma humanitare”, kishte thënë Gërvalla.

Të gjithë këtë dështim të diplomacisë serbe, Gërvalla ia kishte atribuuar si sukses të kundërofensivës së MPJ-së kosovare.

“Fushata është konstatuar se ka dështuar pasi që Ministria e Punëve të Jashtme ka kontaktuar seciln prej shteteve të cilët eventualisht kanë mundur të jenë në listën e çnjohjeve të Beogradit”, ka shtuar ajo.

“Diplomacia e sheqerit” – Cilave shtete iu ofroi Serbia sheqer për ta çnjohur Kosovën?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore