Covid 19

GB/Mungesë e lartë personeli tek NHS


Shërbimi Nacional i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar(NHS) ka lajmëruar në një deklaratë mungesën e theksuar në staf të shërbimeve spitalore dhe urgjencës, si pasojë e numrit të lartë të infektimeve me Covid 19. Norma e të sëmurëve është aktualisht dy deri në tre herë më e lartë se zakonisht.

Gjithashtu shkalla e mungesave në disa spitale thuhet të jetë midis 8% dhe 12%, përkundrejt nivelit normal të shërbimit shëndetësor prej 4%.

Kjo mungesë e madhe personeli ka shkaktuar problematika në rregjimin normal të punës dhe sipas burimeve të CNN departamentet e “Aksidenteve dhe Emergjencave” (A&E) kanë detyruar pacientet të presin brenda ambulancave.

“Mungesat e stafit mund të përkthehen në pritje më të gjata për kujdes, dhe siç po shohim aktualisht, shpesh jo në ambiente ideale, të tilla si në ambulanca, ku ata nuk janë në gjendje të dorëzojnë pacientët”, ka thënë zëvendës shefi ekzekutiv i Siguruesve të NHS, Saffron Cordery.

Gjithashtu forcat spitalore të frontit të parë kanë dhënë shpjegimin e tyre lidhur me situatën duke shpjeguar, se shkalla e lartë e mungesave është thjesht situatë “konstante” e infektimeve dhe nuk lidhet me atë të “lejeve” apo pushimeve të sezonit- ka shkruar CNN.

“Gjithë stafit u është anuluar e gjithë leja studimore dhe sot plani është që të kufizohen gjithë pushimet në vetëm tre ditë, dhe nëse mundeni , anuloni të gjitha pushimet e rezervuara në janar. Kjo është kërkesa për të gjitha grupet e stafit”, ka thënë në një memo për stafin të Martën, qendra spitalore Royal Free, transmeton Albanian Post për CNN.

Kreu i NHS, Sir Simon Stevens deklaroi gjithashtu se vaksina që do të hyj në përdorim për punonjësit shëndëtësorë të NHS është AstraZeneca e Oxford-it, e cila u miratua ditën e mërkurë. Ai deklaroi gjithashtu se inokulimi do të realizohet tek personeli sipas nivelit të rrezikshmërisë./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore