Sport

Futbollisti kryesor i Napolit nuk pritet të luajë ndaj Liverpool-it


Futbollisti kryesor i Napolit, Victor Osimhen, nuk pritet që të luajë në ndeshjen e rëndësishme që skuadra e tij e zhvillon të mërkurën mbrëma kundër Liverpool-it, në kuadër të takimit të parë të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Gjatë ditës së sotme (e marte), ai është parë duke u stërvitur i veçuar nga grupi dhe duket që pak ka gjasa që të paraqitet në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi nigerian kishte pësuar një dëmtim të lehtë muskulor në ndeshjen që Napoli e fitoi ndaj Lazio-s në udhëtim të shtunën mbrëma në “Stadio Olimpico”.

Se a do të paraqitet futbollisti më në formë i Napolit, apo jo, këtë do ta mësojë trajneri Luciano Spalletti në konferencën për media.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Osimhen dëshiron të luajë, por stafi mjekësor i Napolit nuk dëshiron të rrezikojë një dëmtim më të rëndë.

“Ai ka një problem të vogël me aduktorin e tij, por nuk ka plagë”, tha drejtori i Napolit, Giuntoli këtë mëngjes.

“Ai dhe stafi mjekësor duhet të vendosin se çfarë të bëjnë kundër Liverpool-it”.

Hirving Lozano do të jetë në dispozicion nesër, ndërsa Giacomo Raspadori është favorit ndaj Giovanni Simeone-s, nëse Osimhen nuk do të luajë në këtë ndeshje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore