Lajme

FSK e gatshme ta ndihmojë Austrinë pas vërshimeve


Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka shprehur gatishmërinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës që t’i dalë në ndihmë Austrisë pas situatës së krijuar me përmbytjet.

Ai ka shkruar se këtë gatishmëri ia ka shprehur përmes një letre zyrtare ambasadorit të Austrisë në Kosovë, Christoph Ëeidinger.

“Pas Gjermanisë, Belgjikës, Holandës e Luksemburgut, sot nga përmbytjet ka pësuar edhe Austria. Me përgjegjësinë më të madhe, me letër zyrtare ju kam drejtuar ambasadorit austriak në Kosovë, z.Ëeidinger, ku shpreha vullnetin e plotë për mbështetjen e autoriteteve austriake me kapacitetet tona operacionale të specializuara të FSK-së në dispozicion, për menaxhimin e situatave të ngjashme”, ka shkruar Mehaj.

“Maksima jonë tradicionale “Miku i mirë në ditë të vështirë” ka qenë, është dhe do të jetë”.

Pas Gjermanisë, Belgjikës, Holandës, Luksemburgut, por edhe disa vendeve të tjera tani edhe shteti i Austrisë është duke u ballafaquar nga përmbytjet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore