Lajme

Francë: I futi leckën me acid në gojë, mësuesja vret foshnjën 11 muajshe në çerdhe


Foto nga nje tjeter rast kur nje kujdestare kishte vrare nje foshnje 11 muajshe

Një vajzë 11 mujashe është vrarë nga mësuesja e saj në çerdhe, në Lion të Francës, njoftojnë mediat franceze.

Lajmi për vrasjen makabër është bërë i ditur me 25 qershor.

Mësohet se mësuesja e kishte vrarë foshnjën 11 muajshe me acid muratik – një acid i fortë që përdorët për të hequr ndryshkun nga hekuri dhe betonin nga tullat e murit.

Foshnja ishte e dy prindërve italianë, të cilët kishin shkuar me punë në Francë. Edhe lajmi fillimisht u bë i ditur nga mediumi italian Prima Bergamo.

Sipas forcave të rendit në Francë, gjatë intervistimit, mësuesja 27 vjeçare e ka pranuar se e ka kryer veprën. Ka treguar se ka marrë një leckë të thatë, e ka bërë me acid dhe më pas e ka futur në gojën e foshnjës.

Foshnja ishte dërguar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht s’u kishte mbijetuar plagëve.

Tashmë mësuesja është arrestuar dhe po mbahet në burg nën akuza për vrasje të qëllimshme. Ajo megjithatë kishte thënë se qëllimi nuk ishte për ta vrarë, porse kishte vepruar në zemërim e sipër duke mos menduar pasojat e veprimit të saj.

Avokati i saj ka kërkuar ekzaminimin nga psikiatri për klienten e tij, meqë është kuptuar se gjendja psikike e saj nuk është e mirë. Zyra e Prokurorit ka bërë të ditur se do të vazhdojnë hetimin për të kuptuar më shumë detaje rreth rastit.

Për media nuk kanë folur prindërit e viktimës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore