Lajme

Forcat e sigurisë në Myanmar mësyjnë selinë e mediave


Forcat e sigurisë së Myanmar-it kanë bastisur zyrat e Yangon-it në një media lokale, të hënën e 8 marsit. Ndërsa junta qeverisëse zgjeron përpjekjet e saj për të shtypur kundërshtimin ndaj grushtit të shtetit të kryer më shumë se një muaj më parë.

Një aleancë e sindikatave të punëtorëve, që ka ndikim në Myanmar, bëri thirrje për një grevë të zgjatur mbarëkombëtare duke filluar që ditën e hënë. Ata synojnë të ndalojnë grushtin e shtetit ushtarak, duke shkaktuar kështu “mbylljen e plotë dhe të zgjatur” të ekonomisë së vendit.

Dëshmitarët thonë se ushtarët dhe policia u futën në selinë e Myanmar Now. Është hera e parë që zyrtarët e një media janë shënjestruar që nga grushti i shtetit i 1 shkurtit.

Kryeredaktori i Myanmar Noë, Swe Win tha se gazetarët janë në rrezik pasi kanë frikë të shkruajnë. Pasojat sipas tij janë pasi ata ose do të vriten ose do të burgosen.

“Ajo që është e sigurt është se ne nuk do të ndalemi së mbuluari krimet e mëdha që regjimi ka kryer në të gjithë vendin”.

Gjithashtu sulmet vazhduan të dielën në mbrëmje në disa prej spitaleve në Yangon.

Ka pasur të shtëna me armë që dëgjoheshin në disa zona pas rrethimit të orës 20:00. Tingujt e asaj që me sa duket ishin granata trullosëse mund të dëgjoheshin edhe në videot e postuara në mediat sociale.

Forcat e sigurisë kanë shënjestruar më parë personelin mjekësor dhe objektet, duke sulmuar ambulancat dhe ekuipazhet e tyre.

Grupi ndërkombëtar, Mjekët për të Drejtat e Njeriut, dënuan pushtimin e spitaleve.

“Nëse nuk ishte e dukshme më parë, është absolutisht e qartë tani. Ushtria e Myanmar-it nuk do të pushojë së shkeluri të drejtat e njerëzve derisa bashkësia ndërkombëtare të veprojë me vendosmëri për të parandaluar dhe të japë llogari për këto akte të paprecedenta”.

Grupi tha se pushtimi i spitaleve me forcë ishte një shkelje e ligjit ndërkombëtar.

Persona që kanë humbur jetë në protestat në Myanmar

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), ka raportuar se 38 persona u vranë në Myanmar të mërkurën e 3 marsit. Këto vrasje erdhën pas një përpjekjeje të ushtrisë për të shuar protestat në disa qytete të vendit. OKB e quajti dhe si ditën më të përgjakshme që nga grushti i shtetit.

Më 28 shkurt forcat e sigurisë intensifikuan goditjen e tyre, duke vrarë të paktën 18 persona.

Grushti i shtetit në Myanmar

Ushtria e Myanmarit ka marrë në dorë vendin me anë të një grushti shteti, duke arrestuar kancelaren Aung San Suu Kyi dhe pjesëtarë të tjerë të kabinetit. Ky grusht vjen pas disa ditësh tension mbi rezultatin e zgjedhjeve të fundit të nëntorit 2020.

Kancelarja 75 vjeçare Aung, presidenti Ëin Myint dhe pjesëtarë të tjerë Ligës Kombëtare për Demokraci, u arrestuan në rezidencën qeveritare të kryeqytetit, Naypyidaë.

Drejtuesit e ushtrisë deklaruan se kanë marrë kontrollin e shtetit. Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në Myanmar. Pushteti i përkohshëm i ka kaluar gjeneralit Min Aung Hlaing.

Qytetarët kanë bërë me dije se mjetet e komunikimit janë shkëputur. Telefonia ka rënë tërësisht. Disa shërbime interneti janë shkëputur gjithashtu. Televizioni ka filluar transmetimet e kontrolluara të programacionit.

Reagim të menjëhershëm ka pasur edhe nga SHBA, pasi presidenti Joe Biden, është informuar nga këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan. Në një njoftim për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, grushti i shtetit në vendin aziatik dënohet. “Çdo përpjekje për të kthyer rezultatet zgjedhore me forcë dhe për të ndaluar tranzicionin demokratik në Myanmar duhet ndaluar. Do të marrim masa ndaj përgjegjësve nëse nuk tërhiqen”.

Në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020, konfirmimi i kancelares Aung në detyrë, ngjalli reagime të shumta. Deklarata mbi grushte shteti nga ana e ushtrisë ka pasur që pas përfundimit të procesit zgjedhor. Detaje të tjera mbi situatën pritet të zbardhen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore