Bota

18 të vrarë në protestat në Myanmar


Forcat e sigurisë të dielën intensifikuan goditjen e tyre ndaj protestave në Mianmar me ditën më të përgjakshme të demonstratave që nga grusht shteti ushtarak 1 datës shkurt, duke vrarë të paktën 18 persona.

Përleshjet me gaz lotësjellës, granata marramendëse, plumba gome dhe fishekë të drejtpërdrejtë – e kthyen Yangon dhe qytete të tjera në fushë beteje teksa ushtria marshonte për të shtypur rezistencën ndaj marrjes së pushtetit në mënyrë të padrejtë.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut tha se të paktën 18 persona kanë vdekur dhe 30 të tjerë janë plagosur në disa qytete në gjithë vendin, duke përfshirë Yangon, Dawei, Mandalay dhe Bago. Ndërkohë, vdekjet janë shkaktuar nga hedhja e municioneve në drejtim të turmës, sipas zyrës së Kombeve.

“Përdorimi i forcës vdekjeprurëse kundër demonstruesve jo të dhunshëm nuk është kurrë i justifikueshëm sipas normave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut,” tha po ashtu zyra.

Një protestues i cili ishte në lagjen “Yangon” të Hledan kur policia hapi zjarr, tha se ata paralajmëruan vetëm me një shpërthim të shkurtër dhe menjëherë filluan të qëllonin.

“Tani njerëzit po rigrupohen dhe protestojnë përsëri” tha protestuesi që e quan veten Yan duke mos treguar emrin e vërtetë nga frika e identifikimit.

Bëhet fjalë për orën 13:00 sipas kohës lokale, dhe sipas tij aktet në fjalë i kanë zemëruar protestuesit akoma më shumë.

Protestat masive filluan menjëherë pas marrjes së pushtetit nga ushtria dhe arrestimit të Këshilltarit të Shtetit, Aung San Suu Kyi, të partisë Lidhja Kombëtare për Demokraci partia e të cilit fitoi zgjedhjet në nëntor. Ushtria refuzoi të njohë rezultatet e zgjedhjeve, duke pretenduar vjedhje të votave.

Dhuna e së dielës shënon një përshkallëzim të rëndësishëm, veçanërisht në Yangon, i cili i kishte shpëtuar deri tani goditjeve, edhe pse protestues të shumtë ishin vrarë në pjesë të tjera të vendit.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore