Lajme

Erdogan sot në Serbi, pritet nga Vuçiç


Aleksandër Vuçiç dhe Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, këtë të martë pritet të vizitojë Serbinë.

Gjatë qëndrimit të tij dy ditorë në Beograd, Erdogan mes tjerash do të pritet nga homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç.

Në anën tjetër Mevlut Cavusoglu, gjatë vizitës së tij të fundit në Serbi, bëri të ditur se qëllimi i vizitës së Erdogan në Beograd, është nënshkrimi i një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore, të cilat, siç pritet duhet t’i japin një shtysë shtesë zhvillimit të përgjithshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Ndryshe Erdogan, do të ketë një vizitë zyrtare edhe në Bosnje e Hercegovinë.

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, tha se me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan do të diskutojnë për projektet që kanë të bëjnë me autostradën Beograd-Sarajevë-Beograd.

Ai tha se do të jetë interesante të dëgjohet se çfarë mendon Erdogan për zhvillimet globale, aq më tepër që Turqia ka një qëndrim mbresëlënës për krizën në Ukrainë.

Dodik tha se Erdogan është një burrështetas i madh, dhe se deri më tani ka treguar një qëndrim shumë të qartë në çdo gjë dhe se i respekton të gjithë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore