Stil

Edhe pse nuk ishte në listën e të ftuarve, nëna e Britney Spears mbështet martesën e saj


Britney Spears me Sam Asghari

Nëna e Britney Spears, Lynne Spears, ka reaguar publikisht ndaj dasmës së saj me Sam Asghari.

40 vjeçarja Spears dhe 28 vjeçari Asghari u martuan në një ceremoni luksoze në rezidencën e tyre në Los Anxhelos, të enjten. Çifti, i cili së fundmi njoftoi një abort, u takuan fillimisht në vitin 2016 dhe më vonë u fejuan në shtator të vitit 2021.

Edhe pse miq të famshëm si Paris Hilton morën pjesë në ceremoni, shumica e familjes së Spears nuk ishte e ftuar, raportojnë mediat e huaja. Megjithatë, nëna e saj, Lynne shprehu mbështetjen e saj publike për çiftin në një koment në Instagram, të shtunën.

“Ti dukesh rrezatuese dhe kaq e lumtur!”, shkroi Lynne nën postimin e dasmës së vajzës së saj.

“Dasma jote është një ‘ëndërr’. Dhe ta bësh atë në shtëpinë tënde është kaq sentimentale dhe të veçantë! Jam shumë e lumtur për ty! Të dua!”, vazhdoj tutje.

Përveç prindërve dhe motrës së Britney-t, asnjë nga dy djemtë e saj nuk u shfaq në ceremoninë e martesës. Një avokat i babait të fëmijëve të saj, Kevin Federline, tha për revistën “People” se ata nuk donin t’i largonin vëmendjen nënës së tyre.

Vitet e fundit ishin të trazuara për familjen Spears.

Britney Spears me familjen e saj, babain Jamie, vëllain Bryan, motrën Jamie Lynn dhe nënën Lynne në vitin 2003

Britney pas disa skandaleve publike, në vitin 2008 u vendos nën një kujdestari, në të cilën nuk kishte asnjë kontroll ligjor mbi pasurinë dhe asetet e saj, pasi ai pushtet iu dha babait dhe avokatit të saj, Andrew Wallet.

Megjithëse fansat e Spears paralajmëruan lëvizjen #FreeBritney, ajo nuk fitoi vëmendje të gjerë deri në shkurt të vitit 2021 kur prestigjiozja “The New York Times” publikoi dokumentarin “Framing Britney Spears”.

Ekspozimi i bëri fansat të kritikojnë konservatorin, anëtarët e familjes së Britney-t, madje edhe ish-partnerët si Justin Timberlake.

Ndërsa Britney vazhdoi të bënte peticion për t’i dhënë fund kontratës që e mbante atë të bllokuar, ajo foli kundër familjes së saj disa herë – veçanërisht kundër Jamie Lynn.

Kjo pasi Jamie Lynn u bë një administruese e besuar e një pjese të konsiderueshme të pasurisë së Britney-t në vitin 2018, sipas “The Blast”.

Britney tha në qershor të vitit të kaluar bëri të ditur se donte të padiste familjen e saj dhe më vonë e quajti Jamie Lynn “llum”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore