Sport

E ardhmja e Kane dhe Salah larg Tottenham dhe Liverpool


Kane dhe Salah

Paris Saint-Germain thuhet se do të kërkojë të nënshkruajë me Mohamed Salah të Liverpool-it nëse ylli i tyre Kylian Mbappe nuk rinovon kontratën me klubin francez.

22-vjeçari, Mbappe ka bllokuar bisedimet për një kontratë të re, pasi ai është në radarin e klubit mbretëror, Real Madrid.

Mohamed Salah, po ashtu duket se po kërkon largimin nga Liverpool këtë verë, dhe PSG është pjesë e opsioneve të egjiptianit.

Në anën tjetër, sulmuesi i Tottenham dhe kapiteni i Anglisë, Harry Kane, është i gatshëm të bashkohet me Barcelonën, ​​por katalunasit po preferojnë të nënshkruajnë sulmuesin norvegjez të Borussia Dortmund Erling Braut Haaland.

Duket se Kane është i gatshëm të largohet nga Tottenham, pas dështimeve të shumta të ekipit dhe po kërkon një destinacion të ri që mund të jetë Camp Nou.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore