Art&dizajn

Dyshja lider në arkitekturë “duke bërë asgjë”


Çmimi Pritzker, dikur i rezervuar për krijuesit e shkëlqyeshëm të ikonave, i ka shkuar Lacaton & Vassal. Moto e tyre është: ‘Asnjëherë mos e prish, mos e hiq, gjithnjë shto, transformo dhe ripërdor’

Kur Lacaton & Vassal u porositën të ridizajnojnë një shesh publik në Bordo-së, përgjigja e tyre ishte e pazakontë. Arkitektët francezë i thanë klientit të mos vinin fare dorë në të. Ata menduan se sheshi ishte shumë mirë siç ishte dhe se paratë publike mund të shpenzoheshin më mirë diku tjetër.

“Kur shkoni te mjeku,” tha Jean-Philippe Vassal, “ata mund t’ju thonë se jeni mirë, se nuk keni nevojë për asnjë ilaç. E njëjta gjë duhet të jetë dhe në Arkitektura. Nëse shpenzoni kohë në vëzhgim për të gjetur se çfarë nuk shkon, ndonjëherë e duhura është të mos bëni asgjë“.  Në Bordo, “diagnoza” që dhanë arkitektët për sheshin ishte se  thjesht kishte nevojë për një kalldrëm të ri.

Vassal-i dhe partnerja e tij, Anne Lacaton, kanë ndërtuar një karrierë 30-vjeçare, mjaftueshëm për të ditur se si të ndërhyjnë me mjetet ekonomike, në sajë të cilave ata tani janë vlerësuar me çmimin Pritzker, nderi më i lartë i arkitekturës.

Në një epokë të shkatërrimit të banesave publike dhe zëvendësimin e tyre me zhvillime të reja, Lacaton & Vassal kanë punuar pa u lodhur për të zgjeruar dhe rikonstruktuar objektet ekzistuese me saktësinë maksimale, duke transformuar jetën e mijëra njerëzve.

Nga strehimi social te qendrat bashkëkohore të artit, ato gjithmonë fillojnë me një vlerësim “mjeko-ligjor” të asaj që tashmë ekziston dhe se si mund të përmirësohet me një minimum burimesh. Ata preferojnë të përdorin materiale të thjeshta për të “bërë më shumë me më pak”.

Juria e Pritzker e ka vlerësuar të përshtatshëm momentin e dhënies së çmimit një praktike që do të preferonte që prania e tyre të mos vërehej fare.

“Lacaton & Vassal kanë propozuar një përkufizim të rregulluar të vetë profesionit të arkitekturës”, tha juria. Arkitektura e tyre, përfundoi ajo, është aq e fortë në format e saj sa në bindjet e saj, aq transparente në estetikën e saj sa në etikën e saj”.

Ata kanë transformuar një numër blloqesh në Paris dhe Bordeaux, duke zgjeruar banesat dhe duke përmirësuar në mënyrë drastike performancën e tyre mjedisore. Në fillimin e viteve 2000, kur shteti francez po jepte 167 mijë euro për prishjen dhe rindërtimin e secilit apartament, ata argumentuan se ishte e mundur të ridizenjoheshin, zgjeroheshin dhe ridimensionoheshin tre banesa brënda asaj shume, dhe ja dolën.

Duke punuar me Frédéric Druot, ata transformuan tërësisht Tour Bois le Prêtre të viteve 1960 në Paris në 2011-n, duke zgjeruar dyshemetë e kullës me tre metra në të gjitha anët dhe duke e izoluar ndërtesën në xham. Për fat të mirë, banorët mund të qëndronin atje gjatë gjithë procesit të transformimit.

Ata përdorën një strategji të ngjashme Grand Parc në Bordeaux, me Druot dhe Christophe Hutin, ku tre blloqeve të këshillit iu dha një jetë e re në 2017-n. Banesat u modernizuan dhe u zgjeruantë gati dyfishimi i madhësisë ekzistuese, të gjitha për vetëm 65,000 € për shtëpi, rreth një e treta e kostos së prishjes dhe ndërtimit nga e para.

“Prishja e objekteve është një vendim që krijon lehtësi dhe është afatshkurtër. Humbin shumë gjëra, energjia, materiali dhe historia. Për më tepër, ajo ka një ndikim social shumë negativ. Për ne, është një akt dhune”, është shprehur Anne Lacaton.

Lacaton & Vassal ndjekin të njëjtën metodë për projektet e tyre kulturore, gjithashtu, duke krijuar poezi nga pragmatizmi, si në Pallatin e Tokios në Paris. Këtu, gjatë disa viteve, ata kanë gdhendur një sekuencë të hapësirave të galerive në guaska, që e bëjnë vizitën në këtë galeri të artit bashkëkohor të ndjehet si të eksploroni një gërmim arkeologjik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore