Euro 2020

Dyshja e Chelsea në dyshim për ndeshjen me Republikën Çeke


Mason Mount dhe Ben Chilwell

Dyshja e Chelsea Ben Chilwell dhe Mason Mount janë izoluar pasi kishin kontakt me lojtarin e Skocisë Billy Gilmour, i cili rezultoi pozitiv me COVID-19.

Dyshja po mbahet larg nga lojtarët e tjerë të Anglisë dhe pjesës tjetër të stafit të kombëtares.

Kombëtarja angleze janë në pritje të një përgjigjeje nga Shëndeti Publik në Angli, për të i liruar dyshen e Chelsea.

E gjithë skuadra janë testuar për COVID-19, por të gjithë kanë rezultuar negativ.

Anglia luan Republikën Çeke në Wembley në pak më shumë se 24 orë.

Kjo mund të jetë mungesë e madhe për Anglinë, pasi ata nuk e kanë siguruar kualifikim e tyre.

Me situatën momentale, Republika Çeke ndodhen në pozitën e parë me katër pikë, ndërsa Anglia në të dytin me po aq pikë sa Çekët.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore