Sport

Dortmund-i arrin marrëveshjen personale me Malen-in


Sipas gazetës gjermane “Sport Bild”, Borussia Dortmund ka rënë dakord për kushtet personale me sulmuesin holandez, Donyell Malen-in.

Dortmund-i ka arritur marrëveshje mbi pagën dhe kontratën, e cila pritet të jetë afatgjate, sipas “Sport Bild”.

Sidoqoftë, BVB do të duhet të gjejë edhe akordin me klubin që zotron kartonin e 22-vjeçarit, PSV Eindhoven-in.

Gjermanët kanë ofruar 25 milionë euro, ndërsa holandezët nuk kërkojnë më pak se 30 milionë euro.

Gjithashtu është përfolur se Dortmund-i ka qenë i interesuar për lojtarin tjetër të PSV-së, 19-vjeçarin Noni Madueke. Por, “Sport Bild” i hedh poshtë këto lajme.

Malen-i sezonin e kaluar me PSV-në luajti në 45 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ku arriti shifrën e 27 golave dhe 10 asistimeve. Ai gjithashtu ishte pjesë e Kombëtares së Holandës në Euro 2020, ku u paraqit në katër ndeshje, nga të cilat dhuroi dy asiste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore