Lajme

Dodik: “Jemi në një fazë të re, Republika Srpska-s po i kthejmë dinjitetin”


Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Millorad Dodik

“Pas ndërprerjes së transferimit të kompetencave në nivelin e Bosnjës dhe Hercegovinës (BeH), fillon një fazë e re në të cilën Republika Srpska do të tregojë aftësitë e saj për të ushtruar të drejtat që i jep Kushtetuta e BeH-së”, tha anëtari serb i Presidencës së BeH-së Milorad Dodik

Millorad Dodik deklaroi se “Republika Srpska” vetëm po i rikthen kompetencat, të cilat tha se “na i kanë vjedhur”.

“Ajo që u bë me dhunën e përfaqësuesve të lartë do të rishqyrtohet sepse nuk ishte në rrethana legjitime dhe ligjore”, deklaroi ai në emisionin televiziv “Telering” në RTRS.

Ai njoftoi se enteti serb “Republika Srpska” do të formojë Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial në janar.

Gjithashtu tha se me rastin e 9 janarit do të mbahet një akademi solemne ku “do të tregohet se Republika Srpska pas 30 vitesh është ndërgjegjësuar për veten dhe kompetencat e saj kushtetuese”.

Sipas Dodik ata po “i përmbahen Kushtetutës” dhe tha se “nuk do të pajtohet kurrë me konceptin e një BeH-je unitare”.

Ai shtoi se formimi i njësisë së tretë nuk është “lajkë për kroatët”, por vlerësim se BeH nuk mund të funksionojë pa një “trekëmbësh” të tillë.

Dodik madje tha edhe se nuk do të ketë kthim në institucionet e përbashkëta derisa të shfuqizohet ligji “i diskutueshëm” i vendosur nga ish-përfaqësuesi i lartë, Valentin Inzko, për dënimin e mohimit të gjenocidit të Srebrenicës dhe glorifikimit publik të kriminelëve të luftës.

“Ajo që ishte e rëndësishme për mua ishte rivendosja e dinjitetit të RS-së dhe forcimi i vetëbesimit të saj në ekzistencën e saj”, tha ai.

“Për t’i bërë njerëzit këtu të ndiejnë se RS ka forcë, se nuk është një dyqan vetëshërbimi ku të huajt vijnë dhe marrin atë që duan prej saj. Mendoj se ia dola dhe stabilizova dhe ndalova bartjen e kompetencave në nivelin e BeH dhe tani po hyjmë në një fazë të re. Në atë fazë të re, një Srpska e fortë do të jetë e aftë të zotërojë të drejtat kushtetuese që Kushtetuta e BeH i jep Republikës Srpska-s”, vazhdoi Dodik.

“Jo të gjithë shikojnë proceset që”, tha Dodik, “i kthejnë dinjitetin Republika Srpska”.

Ndërsa presidenti i SDS-së, Mirko Saroviç, akuzoi Dodikun se po e udhëheq Republikën Srpska-n drejt izolimit dhe konflikteve, duke shtuar se do të ishte më mirë pa të.

Anëtari serb i Presidencës së BiH u përgjigj se “nuk do të ketë Republika Srpska me këtë SDS dhe Mirko Saroviç. ”

Ai ka kujtuar se në zgjedhjet e fundit ka marrë më shumë se 380 mijë vota dhe e ka pyetur Saroviqin se sa vota ka marrë dhe në emër të kujt flet.

“SDS u bë parti satelitore falë Mirko Sharoviçit, gjyqit të tij, rolit të tij të pazbardhur në vrasjen e Rista Jugoviqit, ku ka të dhëna se edhe ai ka qenë i përfshirë në këtë”, tha Millorad Dodik

Dodik thotë gjithashtu se Saroviç është “një person i ruajtur nga agjencitë nga Sarajeva”, dhe jo nga Republika Srpska.

“Ai nuk duhet të ruhet, por kur vjen në Banja Llukë, po e ndjekin policët e Sarajevës, jo policia e Republikës Srpska”, tha Dodik, transmeton Tanjug.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore