Sport

Distria Krasniqi do të lujtojë për medalje të artë, kurse Nora Gjakova sfidohet për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian


Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka kaluar në finale të Kampionatit Evropian në xhudo, që po mbahet në Lisbonë.

Krasniqi e cila bënë pjesë në kategorinë deri në 48 kg, në gjysmëfinale e mposhti xhudisten nga Rusia, Sabi Giliazova, duke arritur kështu edhe një medalje evropiane.

Ndërsa në çerekfinale ajo Distria e mposhti izraeliten Shira Rishony me ippon.

Ajo në finale do të ndeshet me dy herë kampionen e botës Daria Bilodid nga Ukraina.

Kurse xhudistja tjetër nga Kosova, Nora Gjakova, do të luftojë për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian.

Pas një lufte maratonike, xhudistja kosovare u mund në gjysmëfinale nga portugezja, Telma Monteiro, në kategorinë deri në 57 kg.

Ndërsa, në luftën për medaljen e bronztë do të ndeshet me xhudisten Eteri Liparteliani të Gjeorgjisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore