Sport

Di Maria i përgjigjet Juventus-it


Angel Di Maria është futbollist i lirë, pasi nuk vazhdoi kontratën me klubin e Paris Saint Germain.

Argjentinasi dukej fare pranë transferimit te Juventus-i, megjithatë Barcelona erdhi me një propozim drejt tij, çka bëri që 34 vjeçari të kërkonte më shumë kohë për tu menduar për të ardhmen e tij.

Dhe, tani siç raportojnë gazetat italiane “La Gazzetta dello Sport” dhe “La Stampa”, më në fund ka ardhur një përgjigje nga mesfushori 34 vjeçar.

Sipas mediumeve të lartcekura, Di Maria është përgjigjur pozitivisht ndaj bardhezinjve dhe shumë shpejtë pritet të zbarkojë në Torino për t’i kryer testet mjekësore.

Raportohet se palët janë duke përfunduar detajet e fundit të marrëveshjes, ku flitet për një kontratë një-vjeçare me opsion vazhdimi edhe për një tjetër.

Ndërsa paga që do të përfitojë argjentinasi nuk është bërë e ditur nga mediat italiane, por flitet se ai do të shkojë me një pagë vjetore prej 7 milionë euro plus bonuse.

Reprezentuesi argjentinas shënoi pesë gola dhe dha nëntë asistime në 31 ndeshje për PSG-në këtë sezon.

Ndërkaq, ai ishte pjesë e klubit parisien që nga vera e vitit 2015, kur u transferua nga Manchester United për shumën e 63 milionë eurove.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore