Sport

Dëmtime dhe dyshime, si paraqitet situata në dy kampet para Bayern – Real Madrid


Bayern Munich do të presë Real Madrid-in në takimin e parë gjysmëfinal në UEFA Champions League këtë të martë. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Allianz Arena” të Mynihut, duke filluar nga ora 21:00. Sfida e kthimit do të jetë një javë më pas.

Champions League do të rifillojë këtë të martë me duelin e parë gjysmëfinal Bayern – Real Madrid. Ndërsa, të mërkurën do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë, ajo mes Borussia Dortmund-it dhe PSG-së.

Dueli mes Bayern-it dhe Real-it është disa orë larg, por situata në dy kampet paraqitet ende disi e paqartë pasi disa lojtarë janë të dëmtuar dhe do të mungojnë, por disa të tjerë janë ende në dyshim.

Te Bayern mungesa të sigurta janë ato të Kingsley Coman, Sacha Boey, Tarek Buchmann dhe Bouna Sarr. Të gjithë me dëmtime jo të lehta.

Në dyshim për bavarezët mbeten gjashtë lojtarë: Matthijs de Ligt, Konrad Laimer, Leroy Sane, Serge Gnabry, Dayot Upamecano dhe Jamal Musiala.

Te Real-i jashtë janë Dani Carvajal, Thibaut Courtois dhe David Alaba. I pari i pezulluar për shkak kartonash, ndërsa dy të fundit kanë dëmtime.

Megjithatë, përveç tre emrave të mësipërm, te madrilenët nuk ka asnjë lojtar tjetër në dyshim për takimin e sotëm.

Formacionet e mundshme

Bayern Munich: Neuer; Kimmich, Kim, Dier, Davies; Goretzka, Pavlovic; Muller, Musiala, Gnabry; Kane.

Real Madrid: Lunin; Vazquez, Rudiger, Tchouameni, Mendy; Valverde, Camavinga, Kroos; Bellingham; Rodrygo, Vinicius Junior.

Champions League vjen me duelin ‘mitik’, Bayern përballet me Real Madridin

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore