Përballje

Dallas Mavericks me Luka Doncic gjunjëzojnë Brooklyn Nets


Luka Doncic në ndeshjen përballë Nets

Dallas Mavericks befasuan me një fitore dramatike përballë Brooklyn Nets ku fituan me rezultat 109:113.

Ndeshja ishte e baraspeshuar deri në fund, ku në çdo çerek rezultati ishte me diferencë prej vetëm një ose dy pikëve.

Dallas kishin edhe njëherë një performancë fantastike ekipore ku gjashtë lojtarë kishin pikë dyshifrore në këtë fitore.

Më të dalluarit te Mavericks ishin Luka Doncic me 24 pikë, 10 kërcime e 8 asistime dhe Tim Hardaëay Jr me 23 pikë.

Kurse më të mirët te Nets ishin Kyrie Irving me 45 pikë dhe Kevin Durant me 20 pikë e 9 kërcime.

Ndërsa ndeshja e Los Angelos-it mes Lakers dhe Clippers përfundoi në favor të këtyre të fundit me rezultat 94:118.

https://www.youtube.com/watch?v=ELkOh3yRy1g

Clippers dominuan që nga pjesa e parë ku kishin një epërsi prej 23 pikëve.

Te Lakers mungonte Lebron James dhe Anthony Davis i cili luajti vetëm nëntë minuta gjatë ndeshjes.

Më të mirët te Clippers ishin Paul George me 24 pikë dhe 7 kërcime dhe Kawhi Leonard me 15 pikë, 8 kërcime e 6 asistime.

Ndërsa më të dalluarit te Lakers ishin Kyle Kuzma me 25 pikë dhe Montrezl Harell me 14 pikë e 6 kërcime.

https://www.youtube.com/watch?v=xmzSYe5NbX4

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore