Film

Dakoda Johnson e përzgjedhura e Sony Pictures për projektet e ardhshme filmike


Dakoda Johnson - Aktore

Pas suksesit të madh të “Spider-Man: No Way Home”, kompania gjigande, Sony Pictures, po kërkon të zgjerojë personazhet e “Marvel”-it – kësisoj duke e bërë pjesë të saj aktoren e njohur, Dakota Johnson.

“Spider-Man: No Way Home”.

Johnson, e cila famën botërore e fitoi kur u paraqit në rolin kryesor të filmit “Fifty Shades of Grey” duke i magjepsur shikuesit me skenat erotike, do të jetë femra e parë superhero në filmat e “Spider-Verse”.

Dakoda Johnson në skenat e filmit “Fifty Shades of Grey”.

Që nga viti 2019, burime të ndryshme treguan se Sony Pictrues po punonte në zhvillimin e një filmi të përqendruar në Madame Web.

Raporti i ri tregon po ashtu se projekti ka vazhduar të ecë përpara dhe se është çështje kohe që të publikohen më shumë detaje rreth vizionit që Sony Pictures ka për këtë personazh në botën e kinemasë.

Kujtojmë se në seritë komike dhe të animuara, Madame Web është një grua e moshuar që vuan nga “myasthenia gravis”, për këtë arsye ajo është e lidhur me një sistem mbështetjeje për jetën që duket si një rrjet merimange.

Personazhi i Madame Web në filmat e Marvel-it.

Si pasojë e kësaj gjendjeje dhe moshës së saj të shtyrë, Madame, shmang luftimet në favor të përdorimit vetëm të fuqive të tilla si: telepatia, mprehtësia dhe projeksioni astral.

Në anën tjetër, Johnson po kalon gjithashtu një vit mbresëlënës në karrierën e saj, duke fituar vlerësimin e kritikëve për performancën në filmin “The Lost Daughter të Maggie Gyllenhaal”.

Mes tjerash, Dakota Johnson, ishte po ashtu pjesëe dy filmave, premiera e të cilëve u dha në Festivalin e Filmit “Sundance”  -“Am I Ok?” dhe “Cha Cha Real Smooth”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore