Muzikë

Dafina Zeqiri falënderuese për këngën në bashkëpunim me të ëmën


Këngëtarja nga Kosova, Dafina Zeqiri, e cila njihet si për të qenurit shumë aktive në rrjetet sociale, së fundmi është shprehur e lumtur pasi që në raportuarin e saj numëron një këngë në bashkëpunim me nënën e saj – Melin.

“Sa e lumtur jam që e kam një këngë bashkë me ty, më në fund”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e një imazhi të publikuar të nënës së saj.

Me anë të kësaj fotografie, ajo po ashtu ka paralajmëruar edhe një herë albumin i cili pritet që shumë shpejt të jetë pjesë e tregut muzikor.

“Dafijë Moj” është titull i albumit të artistes, për të cilin Zeqiri po punon tash e një kohë të gjatë.

Ndryshe, Dafina, ditëve të fundit ka publikuar një sërë fotografish nga pushimet në Turqi, teksa po i shijon ato në maksimum më partnerin e saj, Dj Geek.

Çifti janë shfaqur të dashuruar duke jetuar romancën e tyre në vendin bregdetar larg fokusit të mediave rozë shqiptare.

Në të njëjtën kohë, Dafina Zeqiri, po shijon suksesin e projektit së saj të fundit, versionit “remix” të këngës “Pa ty”.

Dafina bashkë me Cricket dhe Muma sollën këngën “Pa ty” që rezultoi suksesshëm, teksa ka grumbulluar afro 4 milionë klikime në YouTube, për më pak se një javë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore