Muzikë

Cricket dhe Muma bashkë me Dafina Zeqirin, publikojnë ripërpunimin e këngës “Pa ty”


Javë më parë artistët, Cricket dhe Muma, patën lansuar projektin e tyre muzikor me titull “Pa ty”.

Kënga u mirëprit nga publiku dhe për pak kohë ka arritur të grumbulloj miliona klikime në platformën e YouTube.

E duke e parë ecurinë e suksesit të projektit, dyshja nuk kanë dashur ta lënë me aq.

Kështu ata kanë vendosur ta ripërpunojnë “Pa ty”, duke e sjellë atë në bashkëpunim me një nga emrat më të mëdhenj të muzikës në trojet shqiptare.

Dafina Zeqiri në video klipin e këngës – “Pa ty”.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Dafina Zeqiri, e cila është mysafire e këtij projekti, të cilin kësaj radhe e sollën akoma më atraktiv për audiencën e gjerë.

Një video klip i thjeshtë, gjiruar në një fushe me plot gjelbërim, ku në karrige të ulur shfaqen Dafina dhe Muma, është ndër risitë që artistët kanë përgatitur për fansat e tyre.

Muzika dhe producimi i këngës janë bërë nga Cricket ndërsa për tekstin dhe melodinë është përkujdesur, Muma, emri i vërtetë i të cilit është – Endrit Mumajesi.

Vlen të theksohet se që në minutat e parë projekti është pëlqyer nga ndjekësit e artistëve teksa është komplimentuar edhe nga yjet e tjera të estradës.

Artisti, DJ Regard, këngëtarja e muzikës pop, Enca, rep artistja, Melinda Ademi e prezantuesja televizive, Alketa Vejsiu, ishin vetëm disa nga të famshmit që e komentuan pozitivisht versionin “Remix” të këngës “Pa ty”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore