Shëndet

Cori Broadus vazhdon të sfidohet nga problemet me shëndetin, Snoop Dogg ndan përditësimet pas sulmit të saj në tru


Rep artisti Snoop Dogg ndau një përditësim mbi shëndetin e vajzës së tij Cori Broadus pas goditjes së saj të fundit në tru.

Artisti 52 vjeç, foli për People mbi rikuperimin e vajzës së tij 24-vjeçe pasi ajo pësoi një goditje të rëndë truri më 18 janar në premierën e “The Underdoggs” në Los Angeles, derisa tha se po kurohet “mirë”.

Snoop Dogg.

“Ajo po ecën pak më mirë”, tha Snoop.

Kur u pyet nëse frika shëndetësore e vajzës së tij e ka vënë jetën në perspektivë për të, Snoop – i cili ndan vajzën Broadus me gruan Shante -ai u përgjigj: “Po, po. Diçka e tillë”.

Përditësimi i rep artistit vjen pasi Broadus ende mbetet në spital që prej goditjes në tru ,teksa Broadus ndau në përditësimin e saj shëndetësor se ka “ka gjasa” që ajo të jetë në gjendje të kthehet në shtëpi në 24 orët e ardhshme.

“Më hoqën sonte (hollues gjaku) dhe me shumë mundësi mund të shkojnë në shtëpi nesër”, shkroi ajo në një postim nga shtrati i saj në spital.

24-vjeçja zbuloi frikën e saj shëndetësore teksa postoi një foto të saj në spital në Instagram.

“Kam pasur një goditje të rëndë këtë mëngjes. Fillova të shpërtheja duke qarë kur më thanë”, shkroi ajo.

“Sikur jam vetëm 24 vjeç, çfarë kam bërë në të kaluarën time për ta merituar gjithë këtë”, shkroi tutje ajo.

Broadus ndau në një përditësim të mëparshëm shëndetësor gjatë fundjavës se “veshkat e saj po bënin keq” në kohën e goditjes së saj, megjithëse ato “po përmirësoheshin kaq shumë”, sipas mjekëve.

Cori Broadus.

“Zoti po punon jashtë orarit, më dëgjoni”, shkroi ajo mbi një foto të saj.

Frika e fundit shëndetësore e 24-vjeçes vjen mes një beteje afatgjatë me lupusin, pasi u diagnostikua me sëmundjen autoimune në moshën 6-vjeçe.

Në shtator të vitit 2023, Broadus foli për marrjen e një qasjeje holistike ndaj shëndetit të saj me shpresën për të udhëhequr një mënyrë jetese më të mirë pas një udhëtimi të vështirë dhe një tentative për vetëvrasje në vitin 2021.

“Kam qenë mirë, më mirë se kurrë”, tha ajo.

“Kam ndaluar marrjen e të gjitha ilaçeve si pesë muaj më parë. Unë jam duke bërë gjithçka natyrale, të gjitha llojet e bimëve, myshk deti, çajra. Fillova të stërvitem, të pija shumë ujë. Kështu që tani mendoj se trupi im është mirë,, ky është programi i ri dhe po po mësohem me të”, pati shtuar ajo.

Broadus tregoi në atë kohë se medikamentet që ajo merrte më parë e bënin “të ndihej sikur po çmendej”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore