Sport

Chelsea me ambicie të mëdha për merkaton e janarit


Chelsea po planifikon të transferojë Jules Kounde-n, Matthijs de Ligt dhe Lorenzo Insigne-n në janar, sipas gazetës spanjolle Marca.

Blutë aktualisht janë në krye të Premier League dhe po kërkojnë ta konsolidojnë këtë pozicion me tre nënshkrime të mëdha në merkaton e dimrit.

23 vjeçari, Kounde, ishte i interesuar për skuadrën e Thomas Tuchel në verë, megjithatë ata nuk mund të përmbushnin kërkesat e Sevilla-s për të blerë lojtarin.

Kjo mund të ndryshojë, pasi katër lojtarëve do t’u skadojë kontrata në verë.

Antonio Rudiger, Andreas Christensen, Thiago Silva dhe Cesar Azpilicueta janë mbrojtësit që aktualisht do të largohen nga Stamford Bridge vitin e ardhshëm nëse nuk nënshkruajnë marrëveshje të reja.

22 vjeçari, De Ligt, është një tjetër emër i lidhur me Chelsea-n.

Reprezentuesi holandez raportohet se po kërkon një largim nga Juventusi dhe i ka kërkuar agjentit Mino Raiola për destinacione të mundshme larg skuadrës së Serisë A.

Veterani i Napolit Insigne shihet si një nënshkrim i mundshëm, pasi marrëveshja e italianit skadon në fund të sezonit.

Chelsea thuhet se ka monitoruar situatën e italianit, të cilit besohet se i është ofruar një marrëveshje e re nga klubi, por me një ulje page.

Edhe pse ai e ka kaluar të gjithë karrierën e tij në Napoli, ulja e pagës së tij ka ardhur si një tronditje dhe ai do të ishte i gatshëm të largohej nga klubi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore