Sport

Chelsea kërkon 40 milion euro për Ross Barkley-n


Për të transferuar Ross Barkley-n përfundimisht, Aston Villa duhet të paguaj një shifër rekord për klubin, 40 milion euro.

Siç raporton 90 min transfer, një uebsajt anglez i dedikuar për lajme vetëm rreth futbollit, Barkley e pëlqen shumë Aston Villa-n.

Barkley nuk kishte hapësira te Chelsea, kurse te Villa ka krijuar një sulm të frikshëm bashkë me Grealish dhe Watkins.

Pas ardhjes së Tuchel, thuhet se Chelsea preferon të pres verën për të vendosuar se a do largohet Barkley përfundimisht.

Anglezi është i lumtur me jetën tek Villa dhe një rikthim në Londër, është çdo ditë e më larg.

Gjithçka mbetet në dorën e Villa-s për të parë se a është e gatshme të paguaj shifrën që kërkon Chelsea.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore