Lajme

Charles uron Osmanin për 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës


Vjosa Osmani dhe Charles III

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar telegram urimi në 16 vjetorin e Pavarësisë nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III.

Në letrën e dërguar Osmanit, mbreti Charles, ka uruar popullin e Kosovës me rastin e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa ka vlerësuar lidhjen mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Shpresoj se vendet tona mund të vazhdojnë të punojnë ngushtë së bashku për çështje të rëndësishme globale, qofshin ato të paqes dhe prosperiteti, apo mjedisi dhe ndryshimet klimatike, të cilat do të përfitojnë brezat tanë të ardhshëm për vitet në vijim”.

“Unë dhe bashkëshortja ime dëshirojmë të shfrytëzojmë rastin për t’ju dërguar juve dhe të gjithë kosovarëve urimet tona më të ngrohta për vitin e ardhshëm”.

Letra e Mbretit Charles

Në urimin një faqesh, Biden ndër të tjera ka kërkuar që liderët kosovarë të përmbushin të gjitha obligimet në kuadër të dialogut, duke përfshirë të gjitha marrëveshjet e kaluara të arritura ndër vite në procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimit Evropian.

“Ne gjithashtu vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e Dialogut të lehtësuar nga BE për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë – një hap i rëndësishëm drejt njohjes së ndërsjellë eventuale”.

Biden në letrën e dërguar Osmani për nder të pavarësisë së Kosovës ndër të tjera ka potencuar se SHBA-të mbështesin fuqishëm Kosovën multietnike dhe integrimin e saj në institucionet evropian dhe euroatlantiike.

“Kosova dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë një miqësi dhe partneritet të qëndrueshëm- të forcuar nga vizioni ynë i përbashkët për një rajon më paqësor, më të sigurt dhe më të begatë”.

Biden ka potencuar se mezi pret vazhdimin e bashkëpunimin për ndërtimin e rritjes ekonomike, forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e shtetit të së drejtës.

“Unë gjithashtu pres me padurim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm të sigurisë dhe përpjekjet e përbashkëta për të avancuar reformat e nevojshme për të arritur përfundimisht qëllimin e Kosovës për integrimin në BE. Dhe së bashku, ne do të vazhdojmë të ngrihemi për lirinë – përfshirë duke qëndruar së bashku me Ukrainën përballë agresionit brutal të Rusisë”.

Biden letër Osmanit: Përmbushni obligimet tuaja, të gjitha

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore