Lajme

Biden letër Osmanit: Përmbushni obligimet tuaja, të gjitha


Joe Biden dhe Vjosa Osmani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, përmes një letre të dërguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Kosovën për 16 vjetorin e Pavarësisë.

Në urimin një faqesh, Biden ndër të tjera ka kërkuar që liderët kosovarë të përmbushin të gjitha obligimet në kuadër të dialogut, duke përfshirë të gjitha marrëveshjet e kaluara të arritura ndër vite në procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimit Evropian.

“Ne gjithashtu vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e Dialogut të lehtësuar nga BE për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë – një hap i rëndësishëm drejt njohjes së ndërsjellë eventuale”.

Biden në letrën e dërguar Osmani për nder të pavarësisë së Kosovës ndër të tjera ka potencuar se SHBA-të mbështesin fuqishëm Kosovën multietnike dhe integrimin e saj në institucionet evropian dhe euroatlantiike.

“Kosova dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë një miqësi dhe partneritet të qëndrueshëm- të forcuar nga vizioni ynë i përbashkët për një rajon më paqësor, më të sigurt dhe më të begatë”.

Biden ka potencuar se mezi pret vazhdimin e bashkëpunimin për ndërtimin e rritjes ekonomike, forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e shtetit të së drejtës.

“Unë gjithashtu pres me padurim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm të sigurisë dhe përpjekjet e përbashkëta për të avancuar reformat e nevojshme për të arritur përfundimisht qëllimin e Kosovës për integrimin në BE. Dhe së bashku, ne do të vazhdojmë të ngrihemi për lirinë – përfshirë duke qëndruar së bashku me Ukrainën përballë agresionit brutal të Rusisë”.

Letra e plotë e Joe Biden

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore