Shqipëria

Çdo kilovat mbi 800 kWh do të paguhet me çmimin e tregut, thotë Rama


“Konsumatorët që do të konsumojnë më shumë se 800 kWh do të paguajnë energjinë me çmimin e tregut”.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në prezantimin e paketës së dytë anti-krizë për qytetarët.

Sipas kreut të qeverisë, këto qytetarë nuk mund të përfitojnë nga buxheti i shtetit apo nga qytetarët që konsumojnë më pak.

“Nisur nga analiza e gjithë fashave të konsumatorëve kemi mbi 90 % që konsumojnë rregullisht më pak se 800 kWh, dhe kemi një numër rreth 6, 7 % që konsumojnë më shumë. Aty bëhet fjalë për konsumatorë familjarë me vila, pishina për të cilët mendojmë se ka ardhur koha që nuk mund të paguajë shteti apo konsumatorët”.

Rama theksoi se “me këtë synojmë një presion për të ulur konsumin e tepërt në kushte krize”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore