Sport

Caicedo: Jam i fokusuar te Brighton, por nuk mund t’i them jo Chelsea-t


Mesfushori i Brighton, Moises Caicedo i ka thënë gazetës argjentinase Ole se do të ishte e vështirë të refuzohej Chelsea.

Caicedo, 20 vjeç, është lidhur me një transferim në Stamford Bridge, duke ndjekur të njëjtën rrugë si ish-mbrojtësi i krahut të Brighton, Marc Cucurella dhe menaxheri Graham Potter.

“Për momentin, unë jam i fokusuar në Brighton dhe Kupën e Botës”, tha ai për Ole. “Dua të kem një Botëror të mrekullueshëm dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

“Unë mendoj se Chelsea është një nga ekipet më të mira në botë dhe askush nuk do të refuzonte një ofertë nga Chelsea apo ndonjë klub tjetër si kjo. Është një ëndërr të jesh pjesë e një prej skuadrave më të mira në botë dhe të kesh sukses atje”.

Caicedo ka 23 paraqitje për Ekuadorin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore