Jetesë & Stil

Britney Spears “kërcënohet” nga ish-partneri, i kërkohet t’i zhvendosë djemtë e tyre në Hawaii


Ish-partneri i këngëtares Britney Spears, balerini Kevin Federline i ka paraqitur avokatëve të artistes një kërkesë me afat të limituar për nënshkrimin e transferimit të dy fëmijëve të tyre në Hawaii.

45-vjeçi thuhet se i ka kërkuar ekipit ligjor të yllit të pop-it se që deri të premten të bien dakord me kërkesën e tij për të transferuar dy djemtë e tij në një shtëpi të re ose ai do ta çonte çështjen në gjykatë.

Kevin dhe Britney, 41 vjeçe ndajnë 17-vjeçarin Sean Preston dhe 16-vjeçarin Jayden James dhe ishin të martuar për dy vjet përpara se të divorcoheshin në vitin 2006, shkruan SixPage, transmeton AlbanianPost.

Bazuar në komentet e bëra nga avokati i Kevin, Mark Vincent Kaplan, thuhet se dokumentet përmbanin disa kërkesa që iu drejtuan avokatit të yllit të “Toxic”, Mathew Rosengart.

Mark vazhdoi duke shpjeguar se Kevin planifikon të zhvendoset në Hawaii më 1 gusht me djemtë e tij dhe gruan Victoria Prince, por po përpiqet të bëjë marrëveshje pa dritën jeshile të yllit të pop-it, duke përfshirë marrjen me qira të një shtëpie për familjen e tij.

Avokati gjithashtu theksoi se nuk duhet të ketë probleme rreth lëvizjes së fëmijëve, teksa i njëjti ka zbuluar se Britney si ka takuar djemtë e saj prej më tepër se një viti.

Kujtojmë se Spears kishte qenë për 13 vjet më radhë në konservator, mbi të cilin qëndroi babai i saj, Jamie Spears.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore