Lajme

BQK kundër masës së vendosur nga Gjykata Themelore për kompaninë “Kosova e Re”


Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, e ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës Themelore që ka vendosur masë të sigurisë për kompaninë e sigurimeve “Kosova e Re”.

Guvernatori derisa po raportonte në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, është pyetur nga deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica, se a është i drejt vendimi i Gjykatës.

“Vet fakti se vendimi i Themelores përbën shkelje ligjore në vete. Pa marrë parasysh, procesi i likuidimit nuk mund të ndërpritet. Ne do të apelojmë këtë vendim në Gjykatë të Apelit sepse procesi i revokimit i ka harxhuar të gjitha mjetet”.

“Prandaj departamenti përkatës po e përgatit ankesën në shkallën e radhës, dhe asnjë vendim i BQK nuk është rikthyer apo rrëzim të vendimit të BQK-së”, ka thënë Mehmeti në Komision.

Guverantori Mehmeti ka thënë se është një masë e përkohshme që e ka vendosur Gjykata, dhe ende nuk është vendosur në tërësi.

Nga ana e tjetër Jeta Stavoci, ka kërkuar nga drejtuesit e BQK-së se ka ndonjë ofertë për ta administruar kompaninë “Kosova e Re”.

“Qëllimi i aksionarit ka qenë t’i shtyhet administrimi për tre muaj, me qëllim që të kërkojë investim strategjik. Prandaj në këtë situatë iu kemi dhënë 3 muaj afat, dhe ka pasur një ofertë nga Shqipëria”.

Ndërsa Mehmetit ka thënë se s’ka pasur interesim serioz për ta blerë këtë kompani.

Ndërsa ka treguar se kanë kërkuar veprime konkrete, dhe këto nuk janë paraqitur as nga ofertuesi e as nga shitësi.

Me pyetje ka vazhduar tutje Korencia duke kërkuar më shumë detaje për funksionimin e kompanisë.

“A kam informacion, kompania në fjalë ka operuar me nënkapital që nga vitit 2013, thjesht po dua të di është se përse është zgjatur nënkapitali”, ka thënë Korenica.

Ndërsa Mehmeti ka thënë se është e nevojshme që të definohet çështja e afatit.

“Për çdo ditë ne jemi përballur situata të së kaluarës, të cilat i kemi trashëguar, siç janë mungesa e kapitalit, në disa situata të qëllimshme të pagesave e shumës telashe tjera. Ne i kemi edhe disa mangësi që nuk mund t’i ndërmarrim vendimet për shkak të kornizave ligjore”.

Ndërsa, gjatë raportimit në komision është bërë e ditur se në pjesën veriore, me shumicë serbe ka ndërmjetësues financiarë ilegal.

Ndërsa për këtë çështje është i informuar edhe Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, i cili ka treguar se ka njoftuar edhe Policinë e Kosovës.

“Po, ka në pjesën veriore, ne e kemi informuar Policinë e Kosovës, ne nuk mund të bëjmë më shumë se kaq. Ka pas edhe në Graçanicë por është mbyllë nga Policia e Kosovës”, ka thënë ai.

Pyetje sërish ka pasur për Guvernatorin Mehmeti, gjatë mbledhjes së komisionit se nëse në njësinë e arkivit është punësuar edhe një fizoterapute.

Mehmeti ka treguar se të gjitha punësimet janë bërë në bazë të meritave.

“Nuk isha leshu me fol, të gjitha punësimet janë bërë në bazë të procedurave dhe rregulloreve, të gjitha punësimet janë bërë në bazë të meritave, nëse keni diçka për këto punësime iu kisha inkurajuar me i dërguar te institucionet relevante”, ka thënë ai.

Ndërkaq, me 24 shtator, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, kishte njoftuar se Bordi ekzekutiv i këtij institucioni kishte marrë vendim që siguruesit “Kosova e Re”, t’i revokohet licenca e punës.

Sipas Mehmetit, kompania e sigurimeve “Kosova e Re”, ndër vite ka pasur vështirësi finaciare në përmbushje të kërkesave ligjore, sa i përket mjaftueshmerisë së kapitalit, aftësisë paguese dhe aseteve për mbulim të provizioneve teknike.

“Bordi ekzekutiv i Bankës Qendrore të Kosovës, në pajtim me legjislacionin në fuqi në mënyrë të vazhdueshme ka bërë përpjekjet për përmisimin e gjendjes finaciare të siguruesit ‘Kosova e Re’”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore