Pajisje

BLU prezantoi telefonin G72 Max


Kompania me bazë në SHBA BLU prezantoi telefonin e saj të mençur më të ri të quajtur G72 Max.

Fatkeqësisht, BLU nuk specifikoi asnjë detaj mbi datën kur telefoni do të jetë në dispozicion për blere e as mbi çmimin.

BLU G72 Max in Black, Orange and GreenBLU G72 Max in Black, Orange and GreenBLU G72 Max in Black, Orange and Green

Pajisja është ndërtuar rreth një paneli të madh LCD 6,8 inç IPS 90 Hz me një rezolucion modest 720 x 1600px dhe funksionon me një çip MediaTek Helio G37.

Ekziston një konfigurim i vetëm memorie – 4GB RAM së bashku me 128 GB memorie të brendshme e cila mund të zgjerohet më shumë.

Në anën e pasme të pajisjes, do të gjeni një kamerë kryesore 13MP të bashkuar nga dy sensorë të tjerë të paspecifikuar.

Pjesa e përparme përmban një kamerë selfie prej 8MP.

BLU G72 Max announced with Helio G37 and 5,000 mAh battery

BLU G72 Max fuqizohet nga një bateri me kapacitet prej 5000mAh. Vlenë të përmendet se si sistem operativ, telefoni G72 Max e ka të instaluar softuerin Android 12.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore