Lajme

Bie numri i ekzekutimeve në Arabinë Saudite


Ekzekutimet në Arabinë Saudite janë ulur me 85% në vitin 2020.

Arabia Saudite ekzekutoi 27 persona vitin e kaluar. Njoftimi për uljen e numrit të ekzekutimeve vjen në momentin kur presidenti, Joe Biden, përgatitet të marrë detyrën të mërkurën. Biden ka premtuar një qëndrim më të ashpër në lidhje me situatën e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite. Situata është bërë kritike, që nga vrasja e gazetarit Jamal Khoshoggi në konsullatën e mbretërisë, në Stamboll, në 2018.

Arabia Saudite ka bërë ndryshime në sistemin e saj të drejtësisë në vitet e fundit. Këto zhvillime kanë ardhur si pjesë e përpjekjeve të Princit të Kurorës, Mohammed bin Salman, për të portretizuar veten si një reformator dhe mbretërinë si një shtet modern që kërkon të hapet me botën e jashtme.

Në vitin 2018, Arabia Saudite njoftoi një ndalim të dënimit kapital për krime të kryera nga të mitur dhe në vitin 2020 zbatoi ndalimin e këtij dënimi.

Grupet vëzhguese të të drejtave të njeriut kanë mirëpritur njoftimin duke sugjeruar që Arabia Saudite mund të bënte më shumë për të përmirësuar sistemin e saj të drejtësisë./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore