Shqipëria

Besimtarët myslimanë kremtojnë Fitër Bajramin


Të enjten e 13 majit të gjithë besimtarët myslimanë festuan Fitër Bajramin. Kjo festë shënon fundin e muajit të Ramazanit.

Besimtarë myslimanë shqiptarë e kryen faljen e tyre në sheshin “Skënderbej”në orët e para të mëngjesit.

Falja u udhëhoq nga kryetari i Komunitetit Mysliman në Shqipëri (KMSH), Bujar Spahiu. Më pas Myftiu i Tiranës, Lauren Luli, bëri dhe urimet e Bajramit.

Falja u kremtua për të dytin vit radhazi në kushte pandemike të Covid-19.

Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i KMSH-së, Tauland Bica, uroi besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin.

Qytetarë të ndryshëm iu bashkuan urimeve për Fitër Bajramin drejtuar të gjithë besimtarëve myslimanë.            

Falja e Namazit nuk kaloi pa incidente. Pas përfundimit të saj, një person kërcënoi të vetëdigjej me benzinë, por u neutralizua menjëherë.

Efektivet e Policisë ndërhynë për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore